Vendosni fjalën kyçe....

Kontrollet gjatë natës, 12 të arrestuar (VIDEO)

Plot 12 persona janë arrestuar këtë fundjavë në kryeqytet, pas kontrolleve të zakonshme të policisë gjatë fundjavës.

9 prej këtyre personave janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa tre të tjerët për shkak se lëviznin të papajisur me leje drejtimi.

Po ashtu gjatë fundjavës janë vendosur një sërë masash ndëshkuese për drejtuesit e automjeteve, ndër të cilat pezullimi i 69 lejeve të drejtimit.

DETAJET E POLICISË

Policia Rrugore e Tiranes vijon pergjate fundjaves kontrollet me drager e radar ne rruget interurbane dhe urbane duke shtuar sherbimet policore.

Kontrollet ne funksion te parandalimit te aksidenteve rrugore dhe verifikimit te kundravajtjeve administrative qe jane rrezik per ngjarje rrugore.

Pavaresisht shtimit te punonjesve te Policise, kontrolleve te panderprera perseri ka shume drejtues mjetesh qe abuzojne.

Nga kontrollet e deritanishme, jane verifikuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrances 9 persona per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 3 te papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu po gjate fundjaves deri ne keto momente:

• Jane pezulluar 69 leje drejtimi, nga te cilat;

39 per drejtim
mjeti nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur si dhe 30 te tjera per shpejtesi mbi normat e lejuara.

• Jane konstatuar dhe ndeshkuar 6 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara.

• Jane konstatuar dhe ndeshkuar 7 mjete per xhama te erresuar

• Jane konstatuar dhe ndaluar administrativisht 11 mjete per detyrime administrative te pashlyera

• Si dhe jane vendosur 121 masa administrati per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.

Kontrollet do vazhdojne pa nderprerje, me qellimin e vetem, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja per jeten dhe shendetin  e perdoruesve te rruges.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *