Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori i drogës në Has, arrestohet edhe një biznesmen turk


Shkon në 6 numri i të arrestuarve për laboratorin e kokainës në Has. Mësohet se është arrestuar edhe një shtetas i huaj, më saktë turk.

Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas  turk,  i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Identiteti i tije ende nuk behet i ditur për arsye hetimi. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh“- tha gazetarja Klodiana Lala.

Hetimet nga autoritetet shqiptare por jo vetëm, vazhdojnë ende, për kapjen e anëtarëve të rrjetit të heroinës që përpunohej në një laborator të zbuluar në fshatin Brenogë në Has.

Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar.

Në brendësi të tij, policia gjeti të paktën 160 kallëp droge, të dyshuar heroine, e paketuar dhe e gatshme për transport. Bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë.

Po ashtu janë gjetur dhe lëndë e material të tjera që shërbenin për përpunimin e heroinës, mes tyre dhe boçe opiumi.

Më herët janë arrestuar 5 persona, nga të cilët tre anëtarë të familjes ku ishte ngritur laboratori.

Informacionet zyrtare janë tejet të rezervuara, ndërsa theksohet se po punohet për kapjen e drejtuesve të rrjetit.

Ende është e paqartë se nga vinte lënda e parë, itinerari dhe destinacioni i heroinës që prodhohej në Has.

Forcat speciale të policisë këtë të premte vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti në banesën e të cilëve u gjet laboratori i drogës: 160 kallëpe heroinë të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në përpunim, aceton etj.

Po ashtu u sekuestrua edhe nje sasi e konsiderueshme opiumi, bimë që shërben si bazë për prodhimin e heroinës. Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia.

Të arrestuarit: 

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Shtetasi turk

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *