Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti fatal me motor në Itali.
Sipas ‘Lanazione.it’, i riu është identifikuar si Kledis Gixhari, ndërsa aksidenti i rëndë ka ndodhur në Lamporecchio, Pistoia.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku Gixhari që po drejtonte një motor, ka humbur drejtimin e tij dhe ka përplasur kokën në asfalt.
Plagët kanë qenë në rënda dhe pavarësisht se i riu është dërguar me shpejtësi në spital, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Bashkë me Gixharin në motor ka qenë edhe një tjetër i ri, por që fatmirësisht ka shpëtuar pasi ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar për kurim në spitalin e Empolit.
Aksidenti ndodhi në rrugën ‘Giuseppe di Vittorio’, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe karabinierët por i riu kishte ndërruar jetë në vendngjarje dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtojë.