Plot 20 mijë poundë britanikë, të padeklaruara janë sekuestruar në portin e Durrësit. Mësohet se kjo ka ndodhur ditën e sotme, gjatë kontrollit në portin e Durrësit, ku u zbulua se një matjan kishte kaluar 20 mijë pound të padeklaruar, të cilat një pjesë i mbante vetë dhe një pjesë tjetër i mbante të fshehura në tavanin e makinës.
40-vjeçari me inicialet B.D nga Mati u arrestua, ndërsa policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet që paratë të jenë përfituar nga një aktivitet i jashtëligjshëm.
“Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë 20.300 paund britanik një shtetasi nga Mati, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.
Kontrolli i imtësishëm u krye në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur vlera monetare, njoftoi Policia e Durrësit.
Sipas të njëjtave burime: Ditën e sotme, është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer Angli, i cili kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.
Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B.D. i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.
Paratë dyshohet se janë përfitur nga aktiviteti i jashtëligjshëm.
Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20.300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’.”, thuhet në njoftimin e policisë.