Vendosni fjalën kyçe....

‘Rama i mbyll çështjet me një ndjesë në ‘Facebook’. Po këtyre ish-deputetëve a ju lejohet?!’ – Vasili


“Edi Rama ka dy drejtësi, një për vete dhe një për të tjerët” – shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai shkruan se Rama mashtroi dynjanë me audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt dhe bleu prokurorinë kur i bëri thirrje policisë të mblidhte vota për PS-në në zgjedhje por ia hodhi paq me një ndjesë në ‘Facebook’.

“Edi Rama i mbyll veprat e tij penale me falje ne facebook,po keta ish deputetet a munden???? Edi Rama ka nje drejtesi dhe standart per vete dhe nje per te tjeret.

Edi Rama bleu prokurorine dhe kur u akuzua se i beri thirrje policise te hidhte uniformat per te bere vota ,kreu veper te rende penale dhe pastaj kerkoi falje ne facebook dhe ja mbyllen ceshtjen.

Edi Rama mashtroi dynjane me audipergjimin e Agron Xhafes dhe prokuroria ja mbylli prap ceshtjen. Po ketyre ish deputeteve te arrestuar po te kerkojne falje me facebook si Edi Rama a ju mbyllet ceshtja???” – shkruan Vasili në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *