Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së: Ne kemi vetëm një krah, drejtësinë!


Kryeministri Rama ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit socialist, Arben Çuko, por nuk ka thënë ende asgjë për ish-deputetin tjetër tijin, Ndoka. Me anë të një postimi në ‘Twitter’,

Rama shkruan se edhe pse ka keqardhje për ndalimin e Çukos, ky është tregues i asaj se qeverisja e tij dhe mazhoranca nuk kanë dy qëndrime kur vjen puna tek ligji dhe drejtësia dhe se ai dhe mazhoranca kanë vetëm një krah, drjetësinë.

“Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një’ s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një; Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: Drejtësinë.” – shkruan Rama në ‘Twitter’.

Ish-deputetët socialistë, Çuko e Ndoka u arrestuan ditën e sotme pas një urdhri të Krimeve të Rënda. I pari akuzohet për korrupsion, kurse Ndoka për falsifikim dokumentesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *