Vendosni fjalën kyçe....

Sa para dyshohet se u merrte të burgosurve për lejet, ish-deputeti socialist


Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko, që u arrestua sot pas një urdhri të Gjykatës së Krimeve të Rënda, dyshohet seu merrte para të burgosurve për t’u dhënë leje.

Sipas policisë, dyshohet se ai përfitonte nga 1500 deri në 3000 euro për çdo leje të dhënë.

Çuko, që ka qenë më herët edhe komandant i Gardës së Republikës dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, u ndalua pasi kishte dalë në përgjimet e një grupi kriminal që merrej me trafik droge dhe që po hetohet nga Krimet e Rënda.

Njoftimi i policisë

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *