Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër akuzë për Taulant Ballën, Berisha: Kur ishte student trafikonte vajzat moldave përmes ambasadës


Një tjetër akuzë ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital, sipas të cilit se në kohën kur Taulant Balla ka studiuar në Rumani, ai ka trafikuar vajza moldave duke iu bërë garancitë përmes ambasadës për në Shqipëri.

“Balla akuzohet perseri se eshte marre edhe me trafik prostitucioni!

Te dashur miq, burime diplomatike kane informuar ne momentin e marrjes se Taulant Begos/Yaris etj etj, keshilltar ne kryeministri per marredheniet me trafikantet, se ai eshte ndaluar nga polici te vendeve te tjera fqinje per trafik te sklleverve te seksit. Kurse qytetari dixhital denoncon perdorimin e ambasades se Shqiperise per procedura lehtesuese per trafikimin e vajzave moldave gjate viteve qe ka studjuar ne Rumani.”, komenton Berisha.

Sipas denoncimit, kjo ka ndodhur në vitin 1994, kur Balla studionte në Iasi të Rumanisë.

“pershendetje doktor berisha, te uroj shendet…jam nje qytetar i thjeshte ( kam families ne rumani bukuresht, edhe kam pasur te bej me ambasaden shqiptare shqiptare ne rumani per dokumente te ndryeshme…nderkaq nje punonjese e ambasades me ka treguar se Taulant Balla ka bere nje shume te konsiderueshme garancish per femra moldave ne ambasaden shqiptare ne rumani.,gjat kohes kur ai ka qene student ne IASI Qytet ne rumanine verilindore, saqe edhe vete ish ambasadori ka ngel i cuditur nga kjo gje…behet fjale ne vitet kur Taulant balla ka qene ne universitet ne Iasi 1994_…rrespekte doktor Berisha je gjigand”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *