Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe të paktën 160 të tjerë u plagosën të dielën kur një nga trenat më të rinj dhe më të shpejtë të Tajvanit u përplas në një kthesë gjatë rrugëtimit të tij, thanë zyrtarët.
Treni express ‘Puyuma’ mbante më shumë se 366 pasagjerë në bord dhe udhëtonte nga një periferi e Taipeit drejt Taitungut, një qytet në bregun juglindor të Tajvanit, kur doli në shinat në orën 14:50.
Disa pasagjerë u shtypën për vdekje, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Chen Chung-chi.
“Pas përplasjes vagonat u përmbysën dhe kjo shkakktoi shumicën e viktimave.” tha Chen.
Fillimisht, zyrtarë të qeverisë u cituan të thoshin se shumica e njerëzve vdiqën për shkak të arrestit kardiak.
Ushtarët kanë nisur nxjerrjen e trupave me qëllim identifikimin e viktimave, por mbrëmja po e ndërlikon operacionin.
Fotot nga vendi i ngjarjes në jug të qytetit të Luodong treguan tetë vagona të trenit që u përmbysën në aksident.