Autoritetet bullgare kanë bastisur një dyqan ku dyshohej se prodhoheshin para false. Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar kartëmonedha false euro dhe dollarë në vlerë prej mbi 14,3 milionë dollarësh, ka njoftuar Ministria e Brendshme bullgare.
Mësohet se kjo sasi parash ishte vendosur në bodrumin e një hoteli në vendpushimin Sunny Beach dhe aty janë konfiskuar paratë false dhe janë arrestuar katër persona.
“Nga dyqani që përdorej për printimin e kartëmonedhave dhe në vende të tjera, janë konfiskuar monedha false në vlerë prej mbi 11 milionë euro dhe rreth 1,7 milionë dollarë. Janë gjetur edhe një sasi të tjera parash false. ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Aksioni i forcave speciale bullgare erdhi pas një hetimi 10-mujor të mbështetur nga Europoli dhe inteligjenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.