Gjykata serbe e konsideron fjalën ‘siptar’ si ofenduese. Gjyqësori serb ka dënuar një organizatë mediatike serbe për përdorimin e fjalës ‘siptar’, duke e konsideruar atë politikisht të pasaktë.
Kjo fjalë përdoret në shprehjet ofenduese serbe. “Siptari është fajtor për gjithçka”, “siptari bën plane për të shpallur luftë ndaj Serbisë”, “siptari ble pronat serbe”, “siptari dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova”, “siptari gjithmonë përgatit diçka të keqe kundër Serbisë”, këto janë disa nga titujt që mediat serbe përdorin teksa vendosin këtë fjalë.
Kjo retorikë dominon titujt e gazetave të “Informatori” dhe Kurir” dhe faqet e internetit serbe. Shumica e këtyre faqeve janë të kontrolluara nga regjimi serb i Aleksandar Vuçiç-it, i cili shërbeu si ministër informacioni për Presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç.
Vendimi i gjykatës serbe
Kohët e fundit, Gjykata e Lartë në Beograd nxori një vendim të rëndësishëm kundër fjalës “siptar”. Në fillim të vitit 2017, “Informatori” kishte fyer disa aktivistë serbë nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Ata u quajtën fashistë, armiq të Serbisë dhe përkrahës të “siptarit”, shqiptarë të Kosovës. Një nga aktivistët ngriti akuza kundër gazetës serbe. Ndër të tjera, vendimi i gjykatës thotë se fjala “siptar” konsiderohet politikisht e pasaktë dhe ka një kuptim ofendues në gjuhën serbe për shqiptarët në Kosovë.
Gjykata miratoi aktgjykimin për Informatorin për gjuhën e urrejtjes dhe shpifja karakterin e Anita Mitiç. “Informatori” u urdhërua nga gjykata që të paguajë Mitiç 840 euro në dëmshpërblim dhe të paguajë tarifat e saj ligjore me vlerë 595 euro. Vendimi i gjyqësorit serb është i pari që merret me fjalën “siptar” dhe e cilëson atë si ofenduese.
Burimi: Pristina Insight