Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar sot se 2.5 ha tokë do t’i merren Gardës së Republikës dhe kjo sipas tij për të ndryshuar hyrjen e Liqenit.
“Bashkisë së Tiranës i është dhënë 2.5 ha tokë për t’iu bashkuar Liqenit nga Garda. Do ketë një hyrje më dinjitoze Liqeni. Garda do i kthehet qytetarëve. Do kemi një Park Liqeni më të madh,” tha Veliaj.
Por pak javë më parë Partia Demokratike denoncoi se prona e Gardës së Republikës do të mbushtet me ndërtesa të larta. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa u shpreh se 2.5 hektarët tokë do të betonizohen në të do ketë kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim.
“Sot po u japim një tjetër fakt që vërteton se plani i betonizimit të parkut është i miratuar ne detaje, kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim.”, denoncoi Zhupa.