Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite pranon ‘gabimin’ për vrasjen e gazetarit


 

Arabia Saudite ka pranuar gabimin e rëndë lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Diplomati më i lartë i Arabisë Saudite tha se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, nuk ishte në dijeni të asaj që ai e quajti një “operacion mashtrues” që përfundoi në vrasjen e Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.

“Princi i kurorës nuk ishte i vetëdijshëm për këtë operacion. Edhe udhëheqësi i lartë i shërbimit tonë të inteligjencës nuk ishte i vetëdijshëm për këtë. Ky  ishte një operacion mashtrues”, tha ministri i jashtëm saudit, Adel el-Jubeir.

Sipas ministrit të Jashtëm, mbretëria nuk e di as se çfarë ndodhi me trupin e Khashoggi pas vdekjes së tij.

“Ne zbuluam se ai u vra në konsullatë, ne nuk dimë sa i përket detajeve se ku është trupi,” tha al-Jubeir. Ai kërkoi falje për familjen e Khashoggi.

Duke folur në një intervistë për Fox News, Al-Jubeir pranoi gabimin e rëndë ndërsa shtoi se vendi po heton vdekjen e Khashoggi-t dhe se 18 persona të implikuar në vrasjen e tij do të dënoheshin në mënyrë të përshtatshme.

“Ky ishte një operacion ku individët përfunduan duke tejkaluar autoritetet dhe përgjegjësitë që kishin. Ata bënë gabim kur vranë Jamal Khashoggi-in në konsullatë dhe që u përpoqën të mbulonin atë. “, tha Al-Jubeir.

Presidenti Trump tha të shtunën se Arabia Saudite kishte qenë e pavërtetë në përgjigjen e saj ndaj zhdukjes së Khashoggi-it, por nuk e fajësoi drejtpërdrejt princin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *