Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet vëllai i Arben Isarajt, drejtorit të Transportit Rrugor


Arrestohet Altin Isaraj, vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj.  Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për shitje e prodhim narkotikësh.

Altin Isaraj me precentë të mëparshëm penalë për trafik kokaine.

Në fillim të muajit nëntor të vitit 2011, Drejtori i Përgjithshmë i Policisë në atë kohë, Hysni Burgaj, konfirmonte për median se në Greqi është arrestuar vëllai i ish-deputetit socialist Arben Isaraj, Altin Isaraj.

Sipas atyre pak të dhënave, prangosja e tij erdhi pas goditjes së një organizate për trafik kokaine.

Gjatë fushatë elektorale për zgjedhjet e vitit të shkuar, Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi publikisht vëllanë e zv/ministrit të Drejtësisë në atë periudhë, se po ushtronte terror dhe presion nga Vlora për në Gjirokastër, ndaj votuesve në favor të Partisë Socialiste.

Në të gjitha rastet që Altin Isaraj ka rënë në duart e organeve ligj-zbatuese dhe të drejtësisë, ai ka shpëtuar si i sëmurë psikik dhe zotëron ende një kartelë të tillë.  /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *