Vendosni fjalën kyçe....

Balla merr fjalën, Pollo ngrihet nga tavolina (Fotot)


Kryetari i Komisionit të Integrimit, deputeti demokrat Pollo është larguar nga ceremonia e inaugurimit të Shkollës Europiane.

Ai e ndërmori këtë veprim pasi fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të Partië Socialiste, Taulant Balla, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së këtij të fundit në ceremoni.

Partia Demokratike e akuzon Taulant Ballën si të përfshirë në krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës dhe parave të pista.

Një javë më parë në mbledhjen e Komisionit Evropian me përfaqësuesit e parlamentit shqiptarnë Komitetin Parlamentar të Asociim-Stabilizimit, Shqipëri-BE, deputeti Pollo, kërkoi largimin e Ballës si bashkëkryetar i komisionit për palën shqiptare ndërsa theksoi akuzat nda numri 2 të Partisë Socialiste.

Pas leximit të akuzave Pollo dhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës u larguan nga takimi.

PD ka publikuar disa akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Balla, por të gjitha çështjet kanë përfunduar në gjykatë, pasi Balla ka paditur për shpifje kreun e PD-së, Basha dhe deputetin demokrat Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *