Templates by BIGtheme NET

Berisha: Nuk ka xhelat që më kufizon fjalën e lirë do dyfishoj deklaratat

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i trembet deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili ka ndërmarrë nismën e paketës antishpifje.

I pyetur  në emisionin “Open” nëse ka frikë  pas deklaratave të bëra kundrejt kryeministrit Rama, Berisha është shprehur se nuk ka asgjë që mund të ndalojë fjalën e tij të lirë dhe se do i dyfishojë deklaratat.

Ish-kryeministri tha se përkundrazi ai do i dyfishojë deklaratat dhe se “nuk ka ka forcë dhe xhelat të fjalës së lirë të më kufizojë mua fjalën e lirë”.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto