Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr fotot: Rama dhe Pjerin Ndreu nën shoqëri me pjestarët e grupit Avdyli 


Sali Berisha ka nxjerrë fotot live në emisionin të Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Pjerin Ndreu me pjestarë të familjes Avdyli.

Sipas Berishës Edi Rama përveç fotos ka edhe video ku shihet nën shoqërinë e Peçe Avdylin një ndër të arrestuarit nga operacioni në Shijak të lidhur me trafikun narkotikëve.

“Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara. Ka video që tregojnë lidhjet e Gjushit me Avdylin, të Ramës me Avdylin. Këta kanë emëruar inspektorin e mjedisit në Durrës., inspektorin e AKU-së. Lidhjet midis bandave, Avdylt, Bajrat Nokajt, por në krye të tyre ka qenë Geron Xhafa”- u shpreh Berisha.

Ndër të tjera Berisha ka përmendur se operacioni ku u arrestuan 26 persona është dekonspiruar nga vetë policia.

“E vërteta është që fundjava mbi të gjitha mund të quhet dekonspirimi i operacioneve ndërkombëtare. Siç e the vetë janë lëshuar 46 urdhërarresti, por janë arrestuar vetëm 26 vetë pasi të tjerët janë larguar, ata që mbrohen nga politika. Raportet flasin për 5.2 tonelata heroinë po të kthesh opiumin në heroinë. Mos harro se lëvizin 5 tonelata heroinë për 2 apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për europën. Partnerët nuk dështua, ata e kapën drogën, por nuk u kapën bosin. U kapën fshatarët, një punonjës zjarrfikësish në Shkodër dhe një biznesmen turk. Aksioni është dekonspiruar nga policia. Kupola politike e kësaj sasie kolosale u njoftua për këtë. Droga i përkiste një kupole të lartë”- u shpreh Berisha në studion e emisionit “Opinion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *