Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e jashtme ruse: Votimi për emrin në Maqedoni është manipuluar, si u shantazhuan deputetët e opozitës


Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se SHBA ka orkestruar një “votim të padrejtë” në parlamentin maqedonas që miratoi ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit. 

Rusia beson se votimi parlamentar është manipuluar, duke pretenduar se tetë vota janë siguruar “përmes shantazhit, duke kërcënuar dhe duke u dhënë ryshfet deputetëve të opozitës”.

“Ne e shohim atë që ndodhi si një shkelje e hapur e të gjitha normave, si nga pikëpamja ligjore dhe morale, të tilla manipulime të pista nuk mund të konsiderohen si shprehje e vullnetit të parlamentarëve”, tha ministria ruse në një deklaratë të hënën.

Rusia akuzon SHBA-në se ka gisht në gjithë këtë çështje.  Më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA-së i ka kërkuar opozitës maqedonase të votonte për ndryshimin e emrit pavarësisht nga referendumi ku morën pjesë një numër i vogël qytetarësh.  

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit, Mateu Palmer, u drejtua të hënën në Shkup për të dhënë mbështetje për kryeministrin pro-perëndimor të vendit Zoran Zaev pas votimit parlamentar të premten.

Burimi: RT

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *