Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Erdoganit për vrasjen e gazetarit: Do e nxjerrim të vërtetën lakuriqe


Në një telefonatë me presidentin amerikan Trump, homologu turk Erdogan ka deklaruar se Turqia do të bëjë gjithçka për të zbuluar të gjitha rrethanat e vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

“Ne kërkojmë drejtësi dhe kjo do të zbulohet. E gjithë e vërteta lakuriqe do dalë. Ky nuk është rast i zakonshëm.” – tha Erdogan të dielën pasdite, siç citohet nga gazeta turke ‘Sabah’.

“Incidenti do të zbulohet tërësisht,” shtoi ai.

Rijadi zyrtarende nuk e ka shpjeguar ende qartësisht vdekjen e gazetarit të ‘Washington Post’, i cili për herë të fundit u pa të hynte në Konsullatën Saudite në Stamboll në datën 2 tetor.

Pas publikimit të lajmeve se ai ishte vrarë brenda konsullatës, Arabia Saudite fillimisht e mohoi se ishte e përfshirë në zhdukjen e gazetarit.

Megjithatë, pas reagimit të ashpër nga SHBA-ja, BE-ja dhe Turqia, zyrtarët arabo-sauditë pohuan se 60-vjeçari u vra aksidentalisht, pas një përleshjeje që shpërtheu brenda konsullatës.

Të dielën, ministri i Jashtëm, Adel el-Jubeir, i tha ‘Fox News’ se Rijadi ende nuk e di se si është vrarë Khashoggi apo se ku është trupi i tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *