Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Shtetit del live me pamjet e Edi Ramës, nuk harron as statusin e tij politik (FOTO)


Ju kujtohet kur kryeministri i vendit, Edi Rama i bënte thirrje Policisë Shqiptare të mblidhte vota për Partinë Socialiste?! Po ndjesa e tij publike për shkeljen e ligjit me këtë thirrje?! Rama me sa duket është penduar për thirrjet antiligjore gjithë pathos, por Policisë së Shtetit nuk ia bën syri “tërr”.

Jo më larg se sot ka dalë “live” me pamjet e ERTV-së, televizionit të Edi Ramës. A mund të quhet skandal sjellja e Policisë së Shtetit që përdor për publikun pamjet dhe postimet politike të Edi Ramës?!

 Në zgjedhjet e 2017-ës, gjatë një takimi elektoral në Berat, Rama u kërkoi policëve të mblidhnin sa më shumë vota për Partinë Socialiste.

“Në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Në mënyrë që të mos e lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar më shumë se asnjëherë më parë”, është shprehur Rama, në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit, e cila duhet të jetë e depolitizuar. 

Kjo përcaktohet në LIGJIN Nr. 108/2014 PËR POLICINË E SHTETIT, si më poshtë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *