Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur prishjen e 32 objekteve në Roskovec.
Prishjet vijnë në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti, në kuadër të projektit “Rilindja urbane”.
Në planin e IKMT janë për t’u prishur 32 objekte të madhësive të ndryshme, një dhe dy katëshe me funksione të ndryshme.
Operacioni parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që deri tani nuk është shënuar asnjë incident.