Vendosni fjalën kyçe....

Socialisti Ndreu fshikullon prokurorinë e policinë për arrestimet: Me dy standarte


Deputeti i Partisë Socialiste, Ndreu, ka shprehur kritikat e tij ndaj operacionit të djeshëm të prokurorisë dhe policisë, pasi sipas tij janë përdorur dy standarte.

Ai e ka bërë deklaratën pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku ka thënë se ndalimet ishin bërë me dy standarte.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat, por kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprim, sjelljen i të policisë. Mënyrën se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit si dhe praktikimin e dy standardeve. Një grup që quhet i parëndësishëm dhe m, të merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër, me të cilin merret prokuroria e Krimeve të Rënda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera. Ne si force politikë nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e te vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat”– deklaroi Ndreu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *