Vendosni fjalën kyçe....

Tirana me trajner të ri por avaz të vjetër, humbet përballë Flamurtarit


Tirana është mposhtur me shifrat 1-0 në transfertë nga Flamurtari, në sfidën e vlefshme për javën e fundit për fazën e parë të kampionatit. Për trajnerin e ri të “bardhebluve” nuk ka nisur siç duhet sfida e parë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Tiranën, e cila shpërdoroi disa raste të pastra për të marrë avantazhin. Në minutat në vijim loja u balancua, deri në pjesën e dytë ku vlonjatët kaluan në epërsi. Braziliani Danilo Alvesh shënoi golin me vlerë tre pikët pas një gafe të mbrojtjes së Tiranës.

Triumfon Flamurtari, por edhe Ilir Daja, i cili deri pak ditë më parë Memën e kishte ndihmësin e tij te vlonjatët. Pas 9 javësh kampionat, Flamurtari renditet në vendin e 5-t me 14-t pikë, ndërsa Tirana e 7-a me 8-t pikë, 2 më shumë se Luftëtari i vendit të 9-t që aktualisht zbret nga kategoria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *