Vendosni fjalën kyçe....

Truprojet e Ramës tërheqin zvarrë dy vajzat, komenti i kryeministrit: Me siguri ngelëse! (VIDEO)


Aktivistët e lëvizjes ‘Për Universitetin’ janë nxjerrë me forcë jashtë takimit ku ndodhej edhe kryeministri Rama.

Teksa kreu i qeverisë po mbante fjalën e tij në podium, duke folur për arsimin, një grup aktivistësh shpalosën një banderolë ku shkruhej: ‘Boll i zhvatët studentët’.

Më pas truprojët e Ramës u afruan tek vajzat dhe i morën me forcë për t’i nxjerrë jashtë sallës së mbledhjes.

Ndërsa po shoqëroheshin jashtë sallës, vajzat lëshuan akuza të tjera në drejtim të kryeministrit Rama, i cili lëshoi batutën: ‘Me siguri ngelëse!’

Sipas aktivistëve, Rama në takimin e sotëm me studentët, profesorët dhe dekanët, po përsëriste gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë.

Pas nxjerrjes së banderolës, situata brenda është tensionuar pasi aktivistët janë nxjerrë jashtë sallës së konferencës.

Pas kësaj njëri nga studentët është shoqëruar në komisariatin numër 3 për t’i fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore, sipas aktivistëve të Lëvizjes ‘Për Universitetin’. /Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *