Vendosni fjalën kyçe....

Valët e emirgracionit, Trump ndërpret ndihmat për vendet e Amerikës Qëndrore


Presidenti Donald Trump ka konkretizuar kërcënimet në adresë të vendeve të Amerikës Qendrore, duke vendosur ndërprerjen e ndihmave financiare. Trump deklaroi se vendet e rajonit dështuan në frenimin e emigracionit dhe theksoi se karvani i nisur prej andej është i motivuar politikisht.

Të hënën, Trump kritikoi vendet në fjalë se kishin lejuar njerëzit të largoheshin nga rajoni dhe të hynin sipas tij ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Kur mungojnë disa javë para zgjedhjeve për Kongresin, Trump u bëri thirrje qytetarëve që të fajësojnë demokratët për krizën kufitare. Aktualisht karvani i disa mijëra njerëzve po kalon nëpër Meksikë në përpjekje për të arritur Shtetet e Bashkuara.

Trump akuzoi emigrantët se po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Amerikë, por shumica e familjeve kërkojnë azil.

Emigrantët thonë se kanë braktisur vendet e tyre për t’i shpëtuar varfërisë dhe dhunës. Ndërsa presidenti, pa dhënë as edhe një provë, vijoi duke thënë se udhëtimi i karvanit është i motivuar politikisht.

“Karvanet janë një turp për partinë demokratike. Të ndryshojmë ligjet për emigracionin, menjëherë!”, tha Trump.

Në vitin 2017, Guatemala mori mbi 248 milionë dollarë ndihma nga Amerika, ndërsa Hondurasi dhe El Salvadori morën sipas Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar përkatësisht 175 dhe 115 milionë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *