Vrasja e gazetarit, Jamal Khashoggi në konsullatën suadite është monstruoze, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shtuar se Berlini nuk do t’i shesë armë Rijadit, ndërkohë që çështja mbetet e paqartë.
Komenti i saj përsërit një deklaratë të bërë të dielën, në të cilën ajo tha se ka një “nevojë urgjente për sqarimin e saktë të asaj që ndodhi” dhe dënoi vrasjen e tij “në terma më të fortë”.
Po kështu edhe zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ka deklaruar se duhet të zbardhet në mënyrë të shpejtë dhe të detajuar rasti i zhdukjes së gazetarit të Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi.
Në një konferencë për media në Berlin, Seibert foli në lidhje me zhdukjen e gazetarit Khashoggi. Ai theksoi se qeveria gjermane shpreh shqetësim të thellë në lidhje me zhdukjen e gazetarit Khashoggi.
“Dyshimet janë të tmerrshme. Ky rast duhet të zbardhet në mënyrë të shpejtë dhe të detajuar. Edhe Arabia Saudite duhet të marrë pjesë në mënyrë gjithpërfshirëse në këtë ndriqim”, tha Steibert.
Gazetarit saudit ende nuk i është gjetur trupi dhe dyshohet se mund të jetë hedhur në një pyll pranë Konsullatës saudite në Stamboll.
Burimi: RT
Jamal Khashoggi u zhduk pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor, dhe u vra brenda konsullatës.