Vendosni fjalën kyçe....

Xhafaj pas arrestimeve: S’është show, por betejë reale me krimin


Ministri i Brendshëm, Xhafaj, ka reaguar pas operacionit të djeshëm të policisë ku u arrestuan dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka si dhe disa të kërkuar në Shijak.

Ministri ka publikuar 4 postime në ‘Twitter’ duke deklaruar se operacioni Forca e Ligjit do vijojë pasi nuk është shoë por betejë reale me krimin e organizuar.

“Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.

Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues e anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore.

Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar.Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.” – shkruan Xhafaj në ‘Tëitter’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *