Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministri i Arsimit u dorëhoq, po deputetja e PS-së çfarë do bëjë?!


Pak ditë më parë, zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo u dorëhoq nga posti i tij pasi u akuzua për plagjiaturë nga mjeku, Taulant Muka.

Ky i fundit bëri disa postime në faqen e tij në ‘Facebook’ duke akuzuar numrin 2 të arsimit se kishte kopjuar ‘copy-paste’ materialet në doktoraturën e tij.

Pas publikimit të materialeve, Demo dha dorëheqjen duke deklaruar se koha do i vinte gjërat në vendin e vet dhe se besonte se shumë shpejt do ishte në pozicionin e duhur për ta ndihmuar procesin.

“Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim. Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.” – shkruante Demo në ‘Facebook’.

Por historia nuk përfundon këtu.

Në njërin nga postimet e mjekut, Taulant Muka, ku akuzohet për plagjiaturë ish-zv.ministri i Arsimit, Demo, del edhe emri i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Ndërsa Demo dha dorëheqjen, nga deputetja socialiste nuk ka ende asnjë deklaratë.

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *