Bardhyl Kaçorri është emëruar Drejtori i ri Policisë së Burgjeve. Më 10 tetor nga qeveria Rama u shkarkua ish-drejtori i Burgjeve Enrik Sulejmani me motivacionin “Për mospërmbushje të detyrave funksionale”.
Ky vendim u morr për shkak të mosekzekutimit të vendimit nr.1878, datë 07.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vendosjen e masën së sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Elvis Martinaj. Ky shtetas për shkak të gjendjes shëndetësore ishte akomoduar në ambientet e një spitali privat.
Bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhej i burgosuri, trajtimi i tij mund të kryhej edhe në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Ky debat solli edhe shkarkimin nga detyra të Sulejamnit.

Bardhyl Kaçorri