Vendosni fjalën kyçe....

Basha e përmendi për ‘Toyotat’, Manja: Si prokuror i hershëm, ua kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote


Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, ka thënë se do e hedhë në gjyq për shpifje kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Reagimi i tij erdhi pasi kryedemokrati e përmendi sot si një nga tre deputetët socialistë që kanë lidhje me 3.4 milionë eurot e kapura në Portin e Durrësit në makinat ‘Toyota Yaris’.

Manja shkruan se ‘si prokuror i hershëm që jam ua ka lagur gurmazin shumë bilbilave si puna jote’.

“Ehh,si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!

Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!

Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , ua kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit.” – shkruan Manja në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *