Vendosni fjalën kyçe....

Doli me leje nga burgu por nuk u kthye më, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)


Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 36-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim se ishte “arratisur” nga vendi ku ishte duke vuajtur dënimin. Nga policia është arrestuar Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë i cili është dënuar nga gjykata për vjedhje. 

Njoftimi i policisë:

U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet nga Policia e Vlorës i kërkuari: Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” Vlorë, për arsye se ky shtetas vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 323 dhe 134/2 të Kodit Penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *