Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden pjesët e trupit të gazetarit të vrarë brenda konsullatës saudite


Pjesët e trupit që i përkasin gazetarit të vrarë, arabo-saudit, Jamal Khashoggi janë gjetur, sipas burimeve  të amerikanes, ‘Skynews’.

Burimet i kanë thënë ‘Skynews’, se shkrimtari arabo-saudit që shkruante për ‘Washington Post’ ishte ‘i prerë copa-copa’ dhe fytyra e tij ishte ‘shpërfytyruar’.

Burimi gjithashtu sugjeroi se mbetjet e gazetarit Jamal Khashoggi u zbuluan në kopshtin e shtëpisë së konsullit të Arabisë Saudite.

Lajmi vjen pasi presidenti i Turqisë, Erdogan, tha se trupi i gazetarit Khashoggi nuk ishte gjetur dhe kërkoi që zyrtarët arabo-sauditë të zbulonin vendndodhjen e tij.

Presidenti turk, Erdogan, nuk dha detaje të veçanta se si u vra 59-vjeçari, por tha se vdekja e tij ishte planifikuar ditë më parë nga zyrtarët sauditë.

Ai tha se hetuesit turq kishin prova se gazetari saudit ishte viktimë e një ‘vrasjeje të egër’ të paramenduar nga një skuadër me 15 njerëz.

Zbulimi i pjesëve të trupit të Khashoggit dhe versionit i ngjarjeve sipas Erdogan, bien në kundërshtim me shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e tij.

Sipas njoftimit zyrtar nga Arabia Saudite gazetari Jamal Khashoggi vdiq pas një përleshjeje në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Khashoggi ishte një kritik i njohur i qeverisë saudite dhe princit të kurorës së vendit, Mohammed bin Salman. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Skynews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *