Vendosni fjalën kyçe....

Godet të birin me sende të forta, ndalohet 54-vjeçari në Bulqizë


Një person është arrestur në Bulqizë pasi akuzohet se ka goditur me send të forta djalin e tij.

Në pranga ka përfunduar 54-vjeçari Liman K., pasi pas një sherri në banesë me të birin e ka goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëme.

23-vjeçari me iniciale B.K., është dërguar në spital, ndërsa i ati ka përfunduar në komisariatin e policisë së Bulqizës.

Informacion paprarak

“Bulqizë

Godet me sende të forta djalin e  tij  arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi :

Liman K, 54 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi u bë pasi  në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime djalit të tij shtetasit B.K, 23 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *