Vendosni fjalën kyçe....

“Kohën e bëjnë njerëzit”, dokumentari që shpalos të kaluarën e errët të diktaturës komuniste (FOTOT)


“Albanian Clutural Society”, e themeluar nga Domenick Scaglione,  organizoi ditën e shtunë shfaqjen e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit” realizuar nga gazetarja Desada Metaj. Përveç pjesmarrësve vendas, të ftuarit erdhën edhe nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Holanda.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Aurela Basha, kryetare e Bordit, ndër të tjera nënvizoi se dokumentari vjen si pjesë e një procesi më të madh të trajtimit të së kaluarës dhe si një kontribut për një reflektim të thellë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë shqiptare mbi të, duke u ndalur më së shumti tek e kaluara e errët e diktaturës komuniste.  Kjo është edhe tema qëndrore e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit”.

Ky dokumentar flet për rikthimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri duke sjellë në retrospektivë vuajtjet dhe persekutimet gati 50 vjeçare nëpërmjet dëshmive të atyre që vuajtën gjatë komunizmit në Shqipëri.

Duhet të themi se “Albanian Clutural Society” është një shoqëri e  themeluar nga një grupim individësh shqiptarë dhe të huaj që ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *