Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja e fundit e Ramës, shkarkohen drejtuesit e Partisë Socialiste në rrethe


Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka deklaruar se po bëhet një analizë e punës së drejtues rajonalë, ndërsa ka patur edhe ndryshime detyrash, ose më saktë shkarkime.

Mësohet se janë shkarkuar disa drejtues të Partisë Socialiste nëpër rrethe, mirëpo emrat e tyre nuk janë bërë ende të ditur. E pyetur nga gazetarët, Spiropali tha se lista do bëhet publike në vazhdim.

“Vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politikë u është kërkuar prezencën  e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët.

Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale por edhe qendrore ky ka nevojë për ndërhyrje.

Nuk e kam listën këtu por do bëhet prezente, do bëhet një analizë e të gjithë territorit. Është e rëndësishme që paralelisht punohet dhe më familjen tonë të madhe politike në territor.”, deklaroi Spiropali para kamerave.

Kjo mbledhje vjen pas arrestimeve të Arben Çukos dhe Arben Ndokës. Pas arrestimeve të djeshme, kryeministri u ka kërkuar deputetëve që sesili prej tyre të identifikojë identifikojë drejtorët që nuk punojnë siç duhet pasi sipas tij, këta drejtorë me keqmenaxhimin dhe korrupsionin e tyre i kanë nxirë fytyrën socialistëve. 

“Kemi ca drejtorë legena, që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, janë fjalët me të cilat u shpreh Rama ditën e djeshme, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PS-së.

Megjithatë, pas arrestimeve të Arben Çukos dhe Arben Ndokës, Rama u distancua duke thënë se para drejtësisë të gjithë janë njëlloj.

 “Keqardhje për A.Çukon, po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një”, ishin fjalët e Ramës, pas arrestimit të Çukos nën akuzën për korrupsion pasiv./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *