Komiteti i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut ka vendosur se ndalesa e burkës në Francë është shkelje e të drejtave të njeriut dhe të ndaj lirisë fetare.
Komiteti ka dhënë vendimin e tij në lidhje me aplikimin e bërë në vitin 2016 nga dy gra muslimane të cilat u gjykuan dhe u dënuan në Francë për shkak të veshjes me burka në vitin 2012 në Francë.
Në një deklaratë me shkrim nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është rikujtuar se më 11 tetor 2010 në Francë me “arsyetimin e sigurisë” hyri në fuqi ligji i cili ndalon lëvizjen me veshje me fytyrë të mbyllur në vendet e hapura publike.
Pasi ka vlerësuar kërkesën e dy grave të cilat janë dënuar për shkak se kanë veshur burka dhe veshje që mbulon plotësisht të gjithë trupin, komiteti ka njoftuar se ndalesa në Francë është në kuptimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe ndaj lirisë fetare.
Në deklaratë nënvizohet se komiteti ka përcaktuar se “Franca nuk ka shpjeguar në mënyrë të mjaftueshme se pse është e nevojshme ndalimi i burkës” dhe se ndalesa ka dëmtuar “në mënyrë disproporcionale” që dy gratë muslimane të përmbushin besimet e tyre fetare”.
“Komiteti nuk është i bindur për arsyet e qeverisë franceze për ndalimin e mbulesës dhe shqetësimet e sigurisë”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se shtetet në situata të caktuara mund të kërkojnë që personi të hapë fytyrën për të kryer identifikimin e identitetit, por se ndalesa për burkën është shumë e gjerë jashtë qëllimit.
Gjithashtu komiteti ka arritur në përfundimin se ndalesa në fjalë mund të ketë efekte negative mbi gratë muslimane që mbajnë burkën, si duke i penguar ata të kenë qasje në shërbimet publike dhe do t’i burgosin në shtëpitë e tyre.
Pas vendimit, Franca duhet të përgatisë një raport brenda 180 ditëve dhe të raportojë për hapat rreth zbatimin e vendimit të komitetit. Këto hapa përfshijnë kompensimin për dy gratë muslimane për të cilat është konstatuar se kanë të drejtë, rishikimin e ndalesës së vendosur në vitin 2010 si dhe masa për të parandaluar shkelje të ngjashme në të ardhmen.
Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se komiteti ka marrë vendim për herë të parë në çështjen e burkës.
Vendimi i marrë nga komiteti nuk i imponon qeverisë franceze ndryshimin e ligjit. Por megjithatë, vendimi do të bëjë presion mbi qeverinë franceze për të hequr ndalimin e mbulesës.