Kryeministri Edi Rama është duke vijuar me propagandën e tij dhe së fundmi është shprehur se me paratë që do merren nga shpifja e PD-së për Erion Veliajn do të investohet për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz.
“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erion Veliaj. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz. Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime.Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve”, shkruan Rama në Twitter.
Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dënoi sot Partinë Demokratike për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas verdiktit të gjykatës, PD-ja i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Veliaj kishte hedhur në gjyq për shpifje këshilltarin bashkiak të PD, Akil Kraja.