Vendosni fjalën kyçe....

Shemben shkallët e metrosë në Romë, plagosen tifozët e CSKA-së të Moskës


Stacioni i metrosë së Romës është mbyllur pasi nga raportimet e para në mediat italiane, ka pasur incidente që kanë përfshirë tifozët e CSKA Moskës në një shkallë lëvizëse.

Pesë tifozë rusë të CSKA-së së Moskës, teksa ishin në kryeqytetin italian, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës të planifikuar sonte, u plagosën për shkak të rrëzimit të një shkallë lëvizëse brenda stacionit të metrosë në Romë.

Incidenti ndodhi ndërsa në platformën e trenit kishte rreth 40 tifozë të tjerë dhe shumë ishin jashtë stacionit. Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e emergjencës vepruan në menjëherë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *