Një pajisje shpërthyese u gjet të hënën në kutinë postare të shtëpisë së miliarderit George Soros, në Westchester, SHBA, thanë autoritetet amerikane.
Një zyrtar i zbatimit të ligjit konfirmoi se pajisja ishte gjetur pranë shtëpisë së zotit Soros. Pajisja nuk ka shpërthyer vetë dhe teknikët e skuadrës xheniere e çmontuan me anë të shpërthimit.
Zyrtarët federalë dhe shtetërorë të zbatimit të ligjit u vunë menjëherë në lëvizje pasi morën një telefonatë se në kutinë postare të banesës së Soros ishte gjetur një pajisje shpërthyese.
“Një punonjës i banesës hapi paketën, duke zbuluar pajisjen që u duke si një mjet shpërthyes “, tha policia në një deklaratë.
“Punonjësi e vendosi më pas pajisjen në një zonë të pyllëzuar dhe e quajti policinë e Bedfordit.” – shtoi policia në deklaratën e saj. Soros nuk ndodhej në banesën e tij në atë çast. Autoritetet policore po hetojnë për rastin në fjalë ndërsa dyshimet e para janë se mjeti shpërthyes është vendosur aty nga ekstremistë të djathtë, shkruan ‘New York Times’.