Vendosni fjalën kyçe....

Pako të dyshimta në shtëpitë e Bill Klinton-it dhe Obamës, dyshohet për eksploziv


Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë edhe për një pako të dyshimtë që është gjendur pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Bill Klinton dhe gruas së tij Hillary në Chappaqua, në New York.

Sipas mediave amerikane, pakoja mund të përmbajë një bombë ose lëndë shpërthyese , e ngjashme me atë që është gjetur në kutinë postare të shtëpisë së George Soros.

Një burim i New York Times tha se një pajisje shpërthyese ishte brenda në pako, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Sipas RT-së një teknik që kontrollon postën për çiftin e ka gjetur lëndën shpërthyese dhe duket se është i ngjashëm me atë që i kanë dërguar edhe Sorosit. Po kështu raportohet se një pako e tillë i është dërguar edhe ish- presidentit Barak Obama, në banesën e tij. 

Të hënën, një pako me lëndë shpërthyese u gjet në rezidencën e miliarderit George Soros në Katonah.

Burimi: RT

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *