Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për shpifje ndaj Bashës, Balla sërish në Prokurori: Solla provat


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ashtu sikurse kishte paralajmëruar disa ditë më parë, ka dorëzuar në prokurori provat e reja lidhur me kallëzimin penal për shpifje ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Jashtë ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, Balla tha për mediat se ky është kallëzimi i radhës që ai depoziton për Bashën.

“Bëra një kallëzim penal tjetër, në ngarkim të shpifësit Lulzim Basha, për veprat penale ‘të kallëzimit të rremë’, ‘të shpërdorimit të detyrës’, ‘të vënies në rrezik të veprimeve hetimore’, që ka të bëjë me veprën penale të hetimit të sekretit hetimor shtetëror.

Dhe sigurisht që sot erdha në prokurori për të depozituar provat mbi të cilat kam bazuar këtë kallëzim penal dhe dua t’u them se kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Basha do të jetë një person i cili sipas Kodit Penal do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë”– tha Balla.

Numri dy i PS-së, e ka kallëzuar për shpifje kreun e PD-së  lidhur me akuzat e këtij të fundit për çështjen e ‘Toyota Yaris’ që u kapën me miliona euro të padeklaruara në Durrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *