Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet për korrupsion ish-ministri grek i Mbrojtjes


Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Yiannos Papantoniou dhe gruaja e tij, Stavroula Kourakou, u arrestuan mesnatën e mbrëmshme.

Më herët ish-ministri i kishte mohuar akuzat për pastrim parash, gjatë marrjes në pyetje para një gjyqtari dhe prokurori që po merren me hetimin e çështjes.

Ish-ministri socialist është marrë në pyetje që prej të së hënës dhe e ka përfunduar atë të martën pas 18 orësh qëndrim në prokurori.

Papantoniou i mohoi akuzat, sipas të cilave ai ka ‘pastruar’ rreth 2.4 milion euro në rryshfete, me anë të një kontrate për të përmirësuar gjashtë fregata të ‘Marinës Helenike’ që u nënshkrua në vitin 2003, gjatë qëndrimit të tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai më tej pohoi se prishja e kontratës do të kishte rezultuar e dëmshme ndaj shtetit grek.

Edhe bashkëshortja e tij, Kourakou, gjithashtu i mohoi akuzat gjatë dëshmisë së saj, e cila zgjati katër orë.

Autoritetet gjyqësore pritet gjithashtu të kërkojnë nga Parlamenti të përcaktojë nëse akuzat për rryshfet ndaj Papantoniou kanë skaduar sipas statutit të kufizimeve.

Nëse nuk kanë skaduar, dosja e hetimit do të kthehet në gjyqësor dhe ish-ministri mund të përballet me akuza të tjera shtesë.

Sipas legjislacionit grek, statuti i kufizimeve nuk zbatohet në rastin e pastrimit të parave. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ekathimerini


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *