Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Ku janë shqiptarët, pse s’drejtojmë ne këtu por Gylenistët, Soroistët, Grekët apo Turqit


Pas bërjes publike të lajmit se Greqia nëpërmjet fondit të saj sekret ka financuar në Shqipëri, grupe trë caktuara apo edhe gazetarë për interesa të saj, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Balliu nëpërmjet postimit të tij në Facebook ngre pyetjen se kush drejton në Shqipëri, kur dëgjojmë se Gulenistët, Soroistët, Grekët apo Turqit kanë ndikimin në vend.

Sipas Balliut “është thelbësore që këto vemje që jetojnë në këtë shtet, me këtë qeveri që drejton, ti tregohet vendi duke i nxjerrë nga zyrat e uzurpuara nga paratë e shoqatave dhe shteteve albanofobe”.

Postimi i plotë:

Gylenist, Erdoganist, Sorosist, Grek apo Turq.
Shqiptarët ku janë?

Lajmet e fundit na kanë bërë të qartë që këtu ka disa shoqata dhe shtete të cilat paskan ndikim në Shqipëri nëpërmjet disa mendjeve që hiqen si shqiptarë.
Dëgjojmë fjalë si Gylenis apo Sorosist dhe ngrihet pyetja.
Ku janë shqiptarët, pse s’drejtojmë ne këtu për fatet tona por drejtojnë këta vemje?
Reformën në drejtësi na e dha një shoqatë, avionët shqiptarë ku s’lejohet shqiponja na i dha një tjetër vend.
Është turp i madh sepse as njeri nga këto shtete apo shoqata s’kanë në interesin e tyre mirëqenien e vendit apo të qytetarëve shqiptarëve por kanë në interes njerëzit e tyre, shtetin e tyre.
Ndaj është thelbësore që këto vemje që jetojnë në këtë shtet, me këtë qeveri që drejton, ti tregohet vendi duke i nxjerrë nga zyrat e uzurpuara nga paratë e shoqatave dhe shteteve albanofobe.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *