Vendosni fjalën kyçe....

Ç’po ndodh në SHBA? Pakot me eksploziv “shenjëstrojnë” Klintonin, Obamën dhe Sorosin


Gjatë orëve të fundit alarme për bombë dhe për lëndë shpërthyese janë titujt kyesorë të lajmeve në mediat botërore. Për këto pako të dyshimta, për të cilat ende nuk ka një reagim zyrtar, raportohet se kanë “shenjëstruar” Hilary  Klintonin, ish-presindetin Barack Obamën. Po kështu alarm për bombë është dhënë edhe në selinë e CCN në New York. 

Selia ku ndodhen zyrat e CNN

Pakot e dyshimta

Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë edhe për një pako të dyshimtë që është gjendur  pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Bill Klinton dhe gruas së tij Hillary në Chappaqua, në New York. Sipas mediave amerikane, pakoja mund të përmbajë një bombë ose lëndë shpërthyese, e ngjashme me atë që është gjetur në kutinë postare të shtëpisë së  George Sorosit, dy ditë më parë. Një burim i New York Times tha se një pajisje shpërthyese ishte brenda në pako, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Sipas RT-së një teknik që kontrollon postën për çiftin e ka gjetur lëndën shpërthyese dhe duket se është i ngjashëm me atë që i kanë dërguar edhe Sorosit.

Po kështu raportohet se një pako e tillë i është dërguar edhe ish- presidentit Barak Obama, në banesën e tij.  Dy ditë më parë një pako me lëndë shpërthyese u gjet edhe në rezidencën e miliarderit George Soros në Katonah.

Po kështu edhe pak minuta më parë zyrat e CNN në New York janë boshatisur. Raportohet se është evakuar i gjithë stafi aty pasi në ndodhet një pako e dyshimtë që dyshohet se mund të ketë bombë brenda.

Në lidhje me këto pako nuk ka reaguar asnjë nga të sipërpërmendurit. Ngjarjet janë akoma nën hetim. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *