Vendosni fjalën kyçe....

Droga drejt Evropës, kapen 5 tonë kokainë në Spanjë


Një zyrtar spanjoll ka bërë të ditur se policia e këtij shteti ka arrestuar të paktën pesëmbëdhjetë veta, në një operacion anti-drogë, ku autoritetet kanë konfiskuar më shumë se pesë tonë kokainë, të fshehura në një dërgesë bananesh.

Agjentët e Gardës Civile spanjolle dhe policisë së këtij shteti kanë marrë pjesë në operacionin e të së mërkurës në qytetin jugor të Malagës, i ka thënë një zyrtar agjencisë “The Associated Press”.

Dhjetëra vetura të policisë janë parë në një park industrial në Malaga, ku është zbuluar droga, i kanë thënë dëshmitarët gazetës lokale, “Diario Sur”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *