Templates by BIGtheme NET

Gjykata liron Popeskun, “humbi” pistoletën me leje!

Artan Gjermeni

Nga Flamur Vezaj

Redi Hysenbelliu Alias Popesku u lirua nga burgu edhe pse akuzohet per prishje dhe fshehje të provave të vrasjes së ndodhur në lokalin e tij. Atij ju caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata edhe pse Popesku ka gënjyer e mashtruar policinë e prokurorinë duke mos treguar të vërtetën për ngjarjen!

Mësohet se nga hetimet e kryera, janë ngritur dyshime të arsyeshme se komandoja Marviol Bilo natën e ngjarjes në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar në drejtim të sulmuesve, “bandës” së Ervis Martinajt me pistoletën me leje që kishte Redi Popesku pronari i lokalit! Policia menjëherë pas këtij informacioni, por të fshehur nga laboratori i policisë shkencore, ka kërkuar nga Popesku të dorëzojë pistoletën me leje, por i dyshuari ka pretenduar se nuk e gjen në shtëpi!

Nga ana tjetër, mësohet se komandoja Marviol Bilo i shpallur në kërkim, me ndihmën e avokatëve mbrojtës, ka treguar se në sherr e sipër ka arritur të kapë pistoletën e Redi Popeskut që gjendej në duart e Eljon Hatos (i plagosur) dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, pasi Fabiol Gaxhës i ishte bllokuar pistoleta pas të shtënës së parë! Pasi ka qëlluar duke lënë të vrarë Gaxhën, plagosur Haton e Martinajn dhe ish-policin që nuk po e gjen policia, është larguar po me pistoletën e Popeskut nga lokali, të cilën më pas pretendon se e ka hedhur në parkun e Piramidës!

Pra është provuar që nga pistoleta me leje e Redi Popeskut ka mbetur i vrarë Gaxha dhe janë plagosur të tjerët, e pavarësisht këtyre ai u lirua nga gjykata! Por pyetjet që kanë mbetur pa përgjigjie për shkak se Popesku gënjen dhe nuk pranon të flasë, thonë burimet janë të shumta!!!

Si ka mundësi që Popesku ka marrë pistoletë me leje nga policia kur rezulton i dënuar?

Pse pistoletën me leje Popesku e mbante në lokal kur me ligj është e ndaluar të mbahet në ambiente të hapura dhe populluara?

Kujt ia kishte lënë në përdorim pistoletën Popesku?

Pse ndodhej në duart e Eljon Hatos në momentin e sherrit kjo pistoletë?

Si ra në duart e komandos kjo pistoletë gjatë sherrit verbal?

A ka qëlluar vetë Popesku me pistoletë natën e ngjarjes?… Pse …pse… E shumë pyetje të tjera që presin përgjigje pas dorëzimit të komandos Meviol Bilo dhe ballafaqimit me Redi Popeskun që tashmë u lirua nga Gjykata edhe pse u provua se nga pistoleta e tij me LEJE janë shkrepur disa plumba në lokal!

Nga ana tjetër, burimet thonë se për lirimin e Popeskut nga burgu, ka ndërhyrë një ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë që ka ngel në “Vetting”! Vendimin e lirimit e firmosi gjyqtari Artan GJERMENI, i cili është akuzuar nga opozita si “gjyqtari i “bandës” së Lushnjës” apo që njihet ndryshe edhe si gjyqtari që u qëllua me thikë disa herë nga një koleg i tij po gjyqtar për arsye që tashmë dihen mes togave të zeza! Por jo vetëm kaq, është po ai gjyqtar që natën e sherrit me thika, policia ia gjeti 20 mijë euro në makinën me të cilën po udhëtonte por që me urdhër të prokurorisë së Durrësit këto para iu kthyen gjyqtarit me arsyetimin se policia kishte shkel ligjin dhe nuk duhej t’i kontrollonte makinën!! Është po ky gjyqtar që i caktoi masën e arrestit me afat 30 ditor Martinajt, është po ky gjyqtar që brenda 8 minutave shpalli të pafajshëm guvernatorin A.Fullani. Ishte ky gjyqtar, pjesë e treshes që e shpëtuan nga “burgjmi i përjetshëm” Konstandin Xhuvanin, djalin e ish-deputetes L.Xhuvani që vrau 4 persona! Është po ky gjyqtar…

 

Redi Popesku

Mevjol Bilo

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto