Një 13-vjeçar në Fier ka ndërruar jetë pasi është goditur me thikë nga i vëllai më i vogël 10-vjeçar.
I mituri me iniciale Gj.V., ka ndërruar jetë sot në spitalin e Fierit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 të ditës së sotme në fshatin Baltëz të Fierit.
Sipas policisë, dy vëllezërit janë grindur më njeri-tjetrin dhe pas kësaj 10-vjeçari ka goditur më thikë të vëllanë duke i shkaktuar vdekjen.