Qeveria e Ekuadorit mund të dorëzojë bashkëthemeluesin e ‘WikiLeaks’, Julian Assange në SHBA, edhe pse është e detyruar ligjërisht ta mbrojë atë, tha ish-presidenti ekuadorian, Rafael Correa.
“Unë besoj se ata do e dorëzojnë Assange te qeveria amerikane,” tha Correa, i cili ishte në krye të Ekuadorit në kohën kur iu dha azili bashkëthemeluesit të ‘WikiLeaks’. Ai e quajti politikën e qeverisë aktuale ekuadoriane një ‘turp’.
“Shteti ekuadorian duhet të mbrojë të drejtat e Assange. Ai nuk është vetëm një azilkërkues, ai është një qytetar,” tha Correa. Edhe pse i është dhënë shtetësia ekuadoriane në vitin 2017, tani Assange duhet të mbrohet nga kushtetuta ekuadoriane.
Bashkëthemeluesi i ‘WikiLeaks’ mund të dorëzohet te autoritetet amerikane si pasojë e një marrëveshjeje mes autoriteteve ekuadoriane dhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, i cili vizitoi vendin e Amerikës Latine dhe u takua me presidentin Lenin Moreno më herët këtë vit.
Assange ka jetuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga qershori 2012, në një përpjekje për të shmangur ekstradimin në SHBA për publikimin e mijëra informacioneve sekrete amerikane.