Vendosni fjalën kyçe....

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj i jep Thaçit një tjetër alternativë


Për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ideja e korigjimit të kufijve “nuk është rruga deri të zgjidhja, por te telashet tjera”.

Të paktën kështu ka thënë vetë Haradinaj, ndërsa ishte i ftuar në Rubikon të KTV-së, ku dha dhe një alternativë tjetër për presidentin Hashim Thaçi.

 “Mendoj se kjo është kuptuar nga vendimmarrësit që nuk ka terren për një opsion të këtillë dhe ajo që kishte thënë presidenti që kush ka alternativë, unë jam i gatshëm. Mendoj që alternativa ekziston dhe ajo është që me jetu në paqe të dy popujt, po jo me e hap Kosova vetveten sepse kjo nuk është paqe, kjo është destabilizim.

Ka alternativë, konsolidimi i vetvetes, me jetu në paqe me ta, ndoshta kjo nuk i kënaq apetitet e Beogradit zyrtar por as ata nuk po i kënaqin apetitet tona. Duhet mu ndalë diku, mendoj se respektimi në këta kufij, në këtë territor dhe njohja është alternativa, kjo është sepse na tash nuk mund të shpikim alternativa”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Haradinaj shtoi më tej se opsioni për korigjimin e kufijve është i vdekur dhe se askush nuk dëshiron të luajë me këtë.

“Ka vdekur si opsion. Askush nuk është i gatshëm të hyjë në eksperimente të tilla. Nuk besoj se do të pranonte dikush të luante me ato veprime në aspektin global”, tha Haradinaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *