Lulzim Berisha, është paraqitur sot në Shërbimin e Provës në Durrës.
Dy ditë më parë, policia bëri një kontroll në banesën e ish-kreut të bandës së Durrësit, në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’, për kapjen e disa të dyshuarve si anëtarë të disa bandave që bashkëpunonin me njëra-tjetrën në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe jo vetëm.
Berisha u lirua me kusht para rreth dy vitesh nga burgu, për shkaqe shëndetësore. Gjatë operacxionit të patra pak ditëve, as Lulzim Berisha dhe as ndonjë prej familjarëve e tij nuk ndodheshin në banesë ndërsa gjatë kontrollit nuk u gjet asnjë e dyshimtë.
Berisha ka qenë i dënuar me 25 vite burg por iu falën 5 vitet e fundit duke e lënë në liri me kusht.
Kushtet që duhet të plotësojë Berisha gjatë periudhës së lirisë është mbajtja e kontakteve me shërbimin e provës, moskryerja e veprave penale dhe mosshoqërimi me persona me precentë penalë.